Telenews

Kompania britanike njofton se në Slivovë të Kosovës janë 640 mijë tonelata ari

Kosova njihet për pasuritë e saj nëntokësore, e veçanërisht arin dhe argjendin. Ari është njëri prej mineraleve që e pasuron nëntokën e Kosovës. Një kompani britanike ka njoftuar se 640 mijë tonelata ari gjenden në dalje të Prishtinës.

Sipas njoftimit të kompanisë britanike për hulumtimin e minierave Western Tethyan Resources thuhet se në fshatin Slivovë janë të 640 mijë tonelata ari.

Drejtori menaxhues i WTR-së, Mentor Demi thekson se qasja e kompanisë ka konfirmuar potencialin për projektin e arit në këtë hapësirë.

“Jemi shumë të kënaqur me përfundimin e suksesshëm të vlerësimit të biznesit në projektin e arit Slivova dhe me përgatitjet për hyrjen në marrëveshjen definitive të përfitimit me Avrupa Minerals. Qasja jonë sistematike në hulumtim dhe zhvillim të minierave ka rezultuar me konfirmim të resureve me potencial ekonomik dhe konfirmim të potencialit hulumtues për projektin e arit Slivova. Ne mezi presim të ofrojmë njoftime të reja në lidhje me studimin e VPE për projekt, së bashku me rezultatet e tjera hulumtuese, në të ardhmen e afërt”, thekson Demi.

“Zona kryesore në Slivova ka burime të përcaktuara prej 640 kt [640 mijë tonelata] apo 4.8 gr/tonelata ari për 98,700 ons”, thuhet në raportin e kompanisë.

Studimi konceptual i projektit të Slivovës i përfunduar gjatë fazës së vlerësimit të biznesit ka sugjeruar për një potencial të një miniere të vogël me opsione të mira menaxhuese të eksploatimit, procesimit, si dhe menaxhimit të mbetjeve.

Të ngajshme

Euro bie “përtokë”, leku forcohet

Valjeta Turkaj

Rriten subvencionet për lindjet në QKMF-në e Rahovecit

Erzana Fazliu

Shifra alarmante, miliona euro “digjen” për importin e cigareve

Donat Hashani