Telenews

Trimërohet Bërnabiq: As Brukseli, Uashingtoni e as Prishtina nuk mund t’i shpëtojnë Asociacionit

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte vizionar kur siç tha ajo “10 vjet më parë kërkoi që në marrëveshje të përfshihej edhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

Sipas saj, Asociacioni sot është diçka që nuk mund ta refuzojnë sot as SHBA-ja e as Brukseli, por as Prishtina, dhe pa këtë nuk ka zbatim të marrëveshjes.

Ajo tha në TV Happy se në vitin 2013, askush tjetër përveç presidentit të Serbisë nuk e kuptoi rëndësinë e Asociacionit dhe se atëherë të gjithë nënshkruan marrëveshjen, duke theksuar se sot “as Brukseli, as Uashingtoni dhe as Prishtina nuk mund të shpëtojnë nga Asociacioni”.

“Është aftësi politike e Aleksandër Vuçiqit, 10 vjet më vonë shtiza po thyhet rreth Asociacionit që Vuçiq e futi në marrëveshje dhe në këtë mënyrë krijoi diçka që mbron Serbinë dhe popullin serb në Kosovë”, theksoi Bërnabiq

Të ngajshme

“Muji dhe Halili” së shpejti në ekranet shqiptare, në kast Capital T dhe Adrola Dushi

Rrezarta Ramaj

PDK me mesazh para seancës për Specialen: Për UÇK-në! Për çlirimtarët! Për drejtësinë!

Rrezarta Ramaj

Tension i madh Irlandë-Izrael, përsëritet gjesti i pazakontë para ndeshjes

Rrezarta Ramaj