Telenews

Kush është reperi më i pasur i vitit 2023?

Me pasurinë e tij totale që i kalon 2.5 miliardë dollarë, Jay-Z , i njohur si Sean Corey Carter, është reperi më i pasur edhe këtë vit. Pavarësisht se nuk kishte bërë turne apo publikim të një kënge të re, bashkëshorti i Beyoncé kryesoi listën e Forbes. “Edhe për një vit pa një turne apo publikim albumi, Jay-Z fiton miliona nga shampanja Armand de Brignac dhe konjaku D’Usse“, raporton Forbes. përcjell Telenews.al.

“Ai është artisti i parë hip-hop që u kurorëzua miliarder nga Forbes në 2019, falë një perandorie të gjerë dhe të larmishme” që rendit pasuritë nga perandoria e tij argëtuese dhe sportive Roc Nation në koleksionin e tij të artit që përfshin vepra nga Jean Michel Basquiat.

Muajin e kaluar, ndërsa merrte pjesë në çmimet Grammy, ai zgjidhi gjithashtu një mosmarrëveshje ligjore disamujore me një nga kompanitë më të mëdha të pijeve në botë për konjakun D’Usse. Barcardi fitoi shumicën e aksioneve, e cila thuhet se vlen rreth 750 milionë dollarë, një faktor kyç në rritjen e pasurisë së tij që nga viti i kaluar.

Sipas një njoftimi për shtyp, reperi vazhdon të ketë një “pjesë të konsiderueshme pronësie” në të.

Të ngajshme

Oriola Marashi në kërkim të qenushes së zhdukur, ofron 2 mijë euro shpërblim për atë që e gjen –

KushtrimGuraj

Oriola Marashi ofron shpërblim prej 2000 eurove për gjetjen e qenit të saj

Rrezarta Ramaj

Era Istrefi reagon për protestat në Shqipëri: Ndoshta ka ardhur koha për një revolucion –

KushtrimGuraj