Telenews

S’ka kuorum, përfundon seanca e Kuvendit

Në mungesë të kuorumit në vendimmarrje përfundoi seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës.

Pas deklarimeve të opozitës se nuk do të marrin pjesë në asnjë votim në Kuvend, derisa nuk ka zhbllokim të mjeteve vetanake të komunave dhe në mungesë të numrave nga mazhoranca ishte i pamundur shqyrtimi i projektligjeve që kanë qenë në rend të ditës.

Kjo bëri që kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca të mbyllë seancën e sotme, derisa tha se për vazhdimin e saj deputetët do të njoftohen me kohë.

Sot, Kuvendi përveç deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare nuk shqyrtoi asnjë projektligj apo marrëveshje ndërkombëtare.

Të ngajshme

Gjini: Kosova shkon në zgjedhje, fajtor është Kurti

Yllka Gashi

Gruda pas vendimit të Kushtetueses: Kemi vetëm 13 ditë për ta zgjedhur Presidentin dhe shmangur zgjedhjet

Yllka Gashi

Musliu-Shoshi: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen

Yllka Gashi