Telenews

Laura Fazliu mbetet pa medalje në Botëror

Laura Fazliu ka mbetur pa medalje në Kampionatin Botëror të xhudos.

Garuesja kosovare është mposhtur edhe në luftën e repesazhit, në kërkim të medaljes së bronztë.

Ajo u dorëzua përballë hungarezes Szofi Ozbas në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Laura arriti të shkonte deri në çerekfinale, por u ndal aty duke u pësuar dy humbje radhazi, shkruan “Gazeta Express”.

Krahas humbjes nga hungarezja për medalje të bronztë, Fazliu u mposht edhe nga sllovenia Andreja Levski në çerekfinale.

Paraprakisht, Laura në rrethin e parë e eliminoi garuesen Nadia Matchiko Guimendego, ndërsa në atë të dytë ishte më e mirë se Iva Obertan, e në atë të tretë e mposhti brazilianen Ketleyn Quadros.

Kështu, Kosova mbeti pa medalje edhe pas ditës së sotme në Botërorin e Katarit.

Paraprakisht, në këtë eveniment garuan edhe kampionet olimpike, Nora Gjakova e Distria Krasniqi, si dhe garuesit tjerë, Akil Gjakova, Erza Muminoviq e Flaka Loxha.

Kosovën në këtë Botëror do ta përfaqësojë edhe Loriana Kuka.

Të ngajshme

Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fillim të vitit të ardhshëm

Erzana Fazliu

Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës për inkuadrim në Ligën B të Kombeve

Erzana Fazliu

Zviceranët i shkaktojnë humbje të thellë Kosovës

KushtrimGuraj