Telenews

Berisha: Koalicionit “Bashkë Fitojmë” i janë marrë përdhunshëm mandatet në disa bashki

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha thotë se koalicionit “Bashkë Fitojmë” i janë marrë mandate në shumë bashki të vendit.

Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se vetëm Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj nuk i kanë mbështetur kandidatët e Primareve.

“Mendoj se zgjedhjet janë një provë, një test në çdo forcë politikë në botë. Përveç Bashës dhe Alibravës, unë nuk di deputet tjetër që nuk kanë mbështetur kandidatët e primareve. Në këtë kontekst, e vërteta është se ata kanë qëndruar brenda parimeve të statutit dhe të PD-së. Ne po bëjmë një analizë me përgjegjësi të plotë të dramës së këtyre zgjedhjeve. Unë kuptoj dhe mirëkuptoj plotësisht çdo kërkesë nga mbështetësit tanë dhe jo vetëm, që PD të bëjë një analizë transparente dhe i garantoj se PD do e bëjë”.

Berisha akuzoi qeverinë se përmes bandave kriminale i mori mandatet opozitës.

“Por ne jemi të angazhuar non-stop për të identifikuar dhe vërtetuar gjithçka bëri këto zgjedhje më të dhunuarat në historinë e Shqipërisë. Analiza e deritanishme tregon në mënyrë të qartë si kristali se në një seri bashkish nga veriu në jug, koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ i janë marrë përdhunshëm mandatet.

I janë marrë mandate me forcën e bandave nga veriu me përqëndrim maksimal në Shkodër, Kurbin, Lezhë, Durrës, Elbasan, Sarandë, Vlorë, Korçë dhe një seri rrethesh të tjera. Zgjedhjet u blenë haptas sepse mbi 100 milionë euro u shpërndarë për asfalte, zhavorre dhe rindërtime.

Pra, kemi të bëjmë me një fenomen që nuk ka ekzistuar. Rrogat dhe pensionet nuk janë rritur kurrë dhe nuk janë përdorur kurrë për fushatë elektorale. Ndërkohë, shpërndarja nën dorë, makineria mafioze e blerjes së votës, duke dhënë nën dorë edhe gjer në 600 euro për votë, duke u ofruar komisionerëve 10 mijë euro, edhe 20 milionë lekë, ishte në proporcionet më të paimagjinueshme.

Sigurisht që blerësi kryesor i këtyre votave është Edi Rama dhe makineria e tij e narkoshtetit.

Por kemi një fakt kësaj herë. Dushkun Doshi. Tek po vija këtu, një aktiviste më shkruan nga Peshkopia, se këtu në rrethin tonë, një parti pa seli, pa kryetar dhe pa anëtar, ka fituar 6 këshilltarë me faktin e vetëm se Doshi ka sjellë thasët me para dhe ka shpërnda thasët me para. Ajo nuk e ka bërë këtë vetëm në Peshkopi. Në këto zgjedhje ai ka marrë mbi 200 mijë vota, pa mbajtur njëherë të vetme një fjalim, pa bërë një herë të vetme një takim, pa paraqitur kurrë në jetën e tij një program, përveç aleancës me Edi Ramën dhe Lulzim Bravën, i cili i dha me firmë të njerëzve të tij, komisionerët dhe numëruesin në një shumicë bashkish të vendit. Ne po bëjmë një analizë shumë serioze në zotimin tonë se do të mbrojmë votën e shqiptarëve dhe në mënyrë absolute do marrim të gjithë vendimet se kjo dëshmon se këtu zgjedhje të vërteta përveçse farsë, nuk ka”, ka deklaruar Berisha. /TV Klan

Të ngajshme

Kriza Politike, Osmani e gatshme ti pres në takim të përbashkët liderët politikë

Donat Hashani

“Askush nuk ka dyshime për figurën time”: Lajmërohet pasi u kap me drogë kandidati i partisë së Adriatik Lapajt

Donat Hashani

Nxehen gjakrat në Kijevë të Malishevës, burri godet xhamin e veturës pasi fjaloset me një person

Donat Hashani