Telenews

KFOR-i dhe EULEX-i monitorojnë situatën në veri (Video)

Pjesëtarët e KFOR-it dhe ata të EULEX-it kanë arritur afër objektit të komunës së Zveçanit kur para rreth një ore një grup serbësh ishin mbledhur për të kundërshtuar hyrjen në objekt të komunës të kryetarit të sapo zgjedhur. Zonën nga lart po e monitoron edhe një helikopter i KFOR-it.

Disa vetura zyrtare të Policisë së Kosovës janë shkatërruar nga grupi protestues ndërsa janë dëgjuar edhe të shtëna armësh.

Deri më tani përveç dëmeve materiale nuk është njoftuar për ndonjë person të lënduar.

Ekipi i IndeksOnline ndodhet në veri dhe po e përcjell nga afër situatën. Aty ka një numër të madh të zyrtarëve të Policisë së Kosovës./IndeksOnline/

Të ngajshme

Një person në Gjilan kapet me mbi 22 mijë euro dhe mallra të ndaluara për tregti

KushtrimGuraj

Nga e hëna kthimi i autobusëve nga Prishtinë për në Podujevë do të bëhet nga Xhamia e Llapit

KushtrimGuraj

Policia në Vlorë shpëton 3 pushues të bllokuar në det

Erzana Fazliu