Telenews

A do të pensionohet pas Botërorit, flet Ronaldo

Cristiano Ronaldo po vazhdon të thyejë rekorde në këtë Botëror.

3 golat e tij në këtë edicion, e bëjnë atë të parin që shënon në 6 botërore radhazi si dhe është golashënuesi më i vjetër në fazë të grupeve dhe atë të eliminimit.

Zëra të shumtë dolën rreth të ardhmes së tij, ku flitej për një pensionim nga kombëtarja e Portugalisë pas Botërorit, me Ronaldon që dha sqarim rreth kësaj çështje.

“Nuk marr më vendime, ose të paktën nuk marr më shumë prej tyre, ndërsa jam nën ndikim emocional. Do ta shohim pas Kupës së Botës”, u shpreh Ronaldo.

Ronaldo me shokë, do të përballen në 1/8-tat e finales ndaj Spanjës e cila zhvillohet të hënën, në Arlington.

Të ngajshme

Kurti e Çitaku takohen në Qeveri

Rrezarta Ramaj

Vrasja në Suharekë, policia tregon çka gjeti në vendngjarje dhe në shtëpinë e të dyshuarit

Rrezarta Ramaj

Jakup Krasniqi edhe sot në vizitë te familja, EULEX-i bllokon rrugën deri në daljen e tij nga selia

Rrezarta Ramaj
Lajmet po ngarkohen…