Telenews

A e dini cili është rregulli më i rëndësishëm në shkallët lëvizëse, të cilin askush nuk e respekton?

a-e-dini-cili-eshte-rregulli-me-i-rendesishem-ne-shkallet-levizese,-te-cilin-askush-nuk-e-respekton?

Nëse keni qenë në cilindo qytet më të madh evropian, apo keni shkuar deri te stacioni i metrosë, të gjithë do t’ju tregojnë rregullin e anës së djathtë në shkallët lëvizëse.

Përherë ka njerëz të cilët nxitojnë të kapin trenin dhe, për këtë shkak është praktikë që ju të qëndroni në anën e djathtë të shkallëve lëvizëse në mënyrë që ana e majtë të mbetet e lirë për njerëzit që nxitojnë.

Mirëpo, edhe rreth kësaj tashmë shumë vite zhvillohet një debat i ashpër.

Domethënë, ekspertët thonë që është gabim të qëndrosh vetëm në anën e djathtë, sepse pesha e njerëzve nuk shpërndahet në mënyrë të barabartë, kurse shkallët lëvizëse shpejt prishen.

Gjithashtu, assesi nuk preferohet që të ecni në shkallë lëvizëse, transmeton Telegrafi.

Mbase ju duket që e gjithë kjo është një budallallëk i zakonshëm, por kini parasysh që me shkallë lëvizëse në stacionet më të ngarkuara të metrove në qytetet e mëdha brenda një viti kalojnë me dhjetëra milionë njerëz.

Kështu që herën tjetër nëse dikush pas jush nxiton, kaloni në anën e djathtë dhe lëreni të kalojë.

Të ngajshme

Polonia aktivizon avionët luftarakë pas sulmeve në Ukrainë

Hafize Elshani

Vrasja në Kolovicë, kërkohet paraburgim për njërin nga të dyshuarit që ishte plagosur

Donat Hashani

Aktori Lulzim Rexha diagnostikohet me kancer, ka nevojë për ndihmën tuaj

Donat Hashani