Drejtori Ekzekutiv i AUV-it, Flamur Kadriu, thotë se gjatë vitit 2021 kanë marrë inspektor komunal për veterinar, fitosanitar dhe sanitar nga komunat e Kosovës për të kompletuar nevojën që kanë.
“Produktet që vijnë nga Serbia, ato që janë të lejueshme, domethënë atë që janë sipas marrëveshjes në kuadër të CEFTES po flasim. Ne i testojmë, asnjëherë s’mund të themi që çfarë do produkti prej cilit do shtet është i sigurt qind për qind prandaj edhe ekzistojnë procedura të cilat e verifikojnë se a është ushqimi i sigurt. Ne kemi një numër të madh të analizave që i bëjmë gjatë vitit, kontrollet fizike dhe ato të dokumentacionit që i bëjmë në pikat kufitare. Deri më tash nuk kemi raportime për ushqime të pasigurta, atë që ne i detektojmë që kanë ndonjë pengesë ose mund të shkaktojnë ndonjë rrezik ato largohen asgjësohen edhe nuk ju jepet qasja në treg”, tha ai.
Kadriu gjithashtu tha se Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë e përcjellin çdo herë sfida derisa ajo më e vështira ishte në pandemi.
“Pas saj ndodhi gripi i shpezëve që u goditëm me sëmundjen e influencës aviare, mirëpo arritëm që ta lokalizojmë shumë shpejtë edhe pse patëm një humbje të shpezëve për shkak se shpezët të cilët preken nga sëmundjet duhet të asgjësohen të mos lejohen që sëmundja prej tyre të shpërndahet më tutje edhe këtë sfidë e tejkaluam mirë pa ndonjë dëmtim të madh, fermerëve ju asgjësuan kafshët dhe ju kompensuan gjithashtu, kështu që pasi që sëmundja është njëra prej sëmundjeve të cilat duhet të kompensohet atëherë edhe e kompensuam”.

