Telenews

AAK-JA KËRKON RISHIKIM URGJENT TË BUXHETIT TË VENDIT

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar rishikim urgjent të buxhetit.
Këtë kërkesë e ka bërë i pari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, përmes një conference për media.
Ai u shpreh se ky rishikim duhet të bëhet për shkak të ndryshimit të inflacionit dhe rritjes së çmimeve.
“Kërkojmë urgjentisht të ndodh rishikimi i buxhetit të Kosovës, pra për vitin 2022, praktikat e rishikimit ekzistojnë, është një rishikim tradicional në mes të vitit, por ne kërkojnë që të ndodh rishikimi tani, pra urgjent”.
“Analiza jonë, pra e departamentit të Buxhetit dhe Financave, e kolegëve dhe ekspertëve është që të gjitha parashikimet në të cilat është bazuar ky buxhet, kanë ndryshuar. Ka ndryshuar inflacioni, janë rritur çmimet, ka ndryshim në të hyra dhe ka një situatë urgjente të krizës në Kosovë”, u shpreh Haradinaj.
Haradinaj u shpreh se mungesa e një rishikimi buxhetor, do të jetë problem për Kosovën dhe ekonominë e saj.
“Ne mendojmë se rishikimi i buxhetit duhet të bëhet me urgjencë. Gjendja është alarmante dhe fuqia blerëse e çdo qytetari është dobësuar dhe ne kemi parë një komoditet të qeverisë. Mungesa e një rishikimi buxhetor, vërtetë na shkakton probleme si Kosovë, si ekonomi dhe si qytetarë”, u shpreh tutje ai.

Të ngajshme

Florin Krasniqi e quan “palaço” dhe “pa njerëzillak” Kurtin

Donat Hashani

Ajshe Gërvalla për Ramush Haradinajn: “Pas fjalëve të tij mu hap zemra”

Erzana Fazliu

Devolli Corporation: Albin Kurti shef i VV-së, jo i yni, kërcënoi mbi 15 mijë familje

Donat Hashani