Telenews

Abazi: Zajednica e Kurtit po kalon nëpër gjakun e aktivistëve

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, e ka cilësuar si “vajtim”, postimin e fundit të kryeministrit Kurti, ku foli për marrëveshjen e vitit 2013 dhe 2015.

Lexo më shumë: Kurti i rendit kushtet për Asociacionin

“A e ndëgjuat vajtimin e radhës të Kurtit. Tha “Qeveria ka tepër shumë probleme te trashëguara”, e përkujton marrëveshjen e 2013 dhe 2015 ama nuk e ka problem me falë tokë manastirit të Deçanit dhe të premtoj zbatimin e statutit të Zajdnicës- E tha Deputetja Norvegjeze në Këshillin e Evropës. Kurti ka bërë zotimin e zbatimit të asociacionit para se të bëhet pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka shkruar Abazi.

Ai ka thënë se çdoherë kur Kurti bëhet “viktimë” në prapaskenë, sipas tij, ka bërë një kompromis të ri me presidentin serb.

“Me tokën për Manastirin dhe Zajdenicën edhe Thaçi dhe Mustafa e kishin marrë anëtarësimin në KE por janë karta të dhe djegura sa i përket njohjes nga ana e Serbisë! Meqë i kemi punët mirë në Kosovë dhe e kemi fillu parafizibilitetin për pendën në Suharekë, shkojmë në Maqedoninë e Veriut me përdor të njejtën strategji manipulimi e përçarje. Foto poshtë është orekstrimi VetëVrasës i identitetit politik të Shqiptarëve në Maqedoni”, ka thënë deputeti.

Deputeti ka theksuar se me këtë veprim “ka manipuluar” me besimtarët në Kosovë dhe, sipas tij, “përdori çadren e Gadafit që të përçajë deri në negociatat me Radojçicin, në Maqedoni e V, negociatat do t’i bënin me Mijallkovin”.

“Me syçel do të tregohen Shqiptarët e Maqedonisë së V. Shqiptarët nuk kanë luftuar për të mbuluar me ferexhe gratë, shqiptarët kanë luftuar për çlirimin dhe barabarsinë e grave dhe burrave dhe për jetë me prosperitet”, ka shtuar deputeti, Haki Abazi.

source

Të ngajshme

Gashi thotë se për tri vjet Qeveria ka shpenzuar mbi 88 milionë euro për mallra dhe shërbime

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

28 vjet burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivim të drogës