Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në seancën e Kuvendit të hënën ku po raporton kryeministri Albin Kurti lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, ka pasur një varg kritikash për të.
Abdixhiku e kritikoi Kurtin për mungesë transparence sa i përket dialogut, ndërsa tha se “kaq shumë shpërfillje ndaj përfaqësuesve të popullit, nuk ka treguar askush asnjëherë”.
Sa i përket formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, lideri opozitar tha se kryeministri duhet ta ketë parasysh që para vetes e ka
“Kryeministri duhet të kuptojë se para vetes e ka një marrëveshje të ratifikuar në vitin 2013 në Kuvendin e Kosovës. Populli i Kosobvës përmes deputetëve me 84 vota për, që i bie 80 për qind e qytetarëve të Kosovës, e kanë marrë një vendim të tillë”, u shpreh Abdixhiku.
Sipas tij, kryeministri i ka dy mundësi; ta zhbëjë këtë marrëveshje ose ta zbatojë atë sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Të tjerat janë lojëra fjalësh për debate e konsume populiste”, ka përfunduar Abdixhiku.

