Ademi ka folur në lidhje me letrën sqaruese të marr nga UEFA, duke thënë se është konfirmuar se ndaj nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë ndalesë.
“Sot FFK ka pranuar nga UEFA letrën sqaruese, në të cilën letër UEFA konfirmon se ndaj meje nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë vendim ndalese”.
“Siç mund të shihni nga kjo letër, ndaj meje nuk ka asnjë vendim dhe as ndalesë nga ndonjë organ i UEFA-së, ndërsa vendimi i cili ka qarkulluar në media, nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë efekt juridik pasi që ishte anuluar nga vet organi përkatës i UEFA-s, sepse Gjykata Supreme e Kosovës me anulimin e aktgjykimeve respektivisht kthimit të çështjes në rivendosje, kishte gjetur se përfundimet e instancave tjera gjyqësore nuk ishin të bazuara në prova dhe fakte, respektivisht kishte nxjerr konstatime rreth pafajësisë sime në këtë çështje”.