Telenews

Agim Ademi mbetet i vetëm në garë për kryetar të FFK pasi Gramoz Vokrrit i refuzohet kandidatura

Agim Ademi do të jetë kandidati i vetëm për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Komisioni i FFK sot ka njoftuar për vendimet e marra gjatë mbledhjes së fundit dhe bëhet e ditur se në garë do të jetë vetëm një kandidat.
Gramoz Vokrrit i refuzohet kandidatura, kurse Agim Ademit i është pranuar.
Njoftimi i plotë:

Njoftim i Komisionit të FFK-së rreth aplikimeve të të kandiduarve për kryetar të FFK-së
Në vijim të njoftimit të datës 2 mars 2022, për caktimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar të FFK-së, më datë 6 prill 2022, si dhe njoftimit të anëtarëve dhe delegatëve të Kuvendit të FFK-së për datën e mbajtjes së zgjedhjeve, ju informojmë se Komisioni për mbarëvajtjen e procesit deri në datën e mbledhjes së Kuvendit të Rregullt Zgjedhor, ku është paraparë edhe zgjedhja për kryetar të FFK-së, duke vepruar në përputhje me nenet 34 dhe 50 të Statutit të FFK-së dhe vendimin e Komitetit Ekzekutiv të datës 02.03.2022, pas verifikimit të aplikimeve të të kandiduarve për kryetar, verifikimit të nënshkrimeve të delegatëve ligjor që mbështesin të kandiduarit për t’u zgjedhur kryetar i FFK-së, si dhe verifikimin e procedurave të tjera statutare, në mbledhjen e mbajtur me datë 22.03.2022, mori vendim dhe i njoftoi aplikuesit që kanë kandiduar për kryetar të FFK-së.
Ky vendim i është dërguar Komitetit Ekzekutiv, i cili edhe e ka aprovuar këtë vendim më datë 22.03.2022. Ky vendim do t’i përcillet të gjithë delegatëve të Kuvendit të FFK-së, për procedim të mëtutjeshëm në ditën e mbajtjes së mbledhjes së rregullt të Kuvendit me datën 06 prill 2022.
Me këtë vendim janë informuar edhe aplikuesit për t’u kandiduar për kryetar të FFK-së, ku për çfarëdo paqartësie ose mospajtimi janë udhëzuar me këshillën juridike.
Po ashtu, me këtë vendim do të informohen organet përkatëse të UEFA-së dhe FIFA-së, të cilët monitorojnë punën e Federatave anëtare, si dhe gjithashtu do të informohet MKRS-ja.
Për detajet rreth këtij vendimi dhe arsyetimin e tij, ju lutem gjeni më poshtë linkun me vendimin e publikuar. 

Të ngajshme

Yamal i bën dy kërkesa të mëdha Barcelonës, kjo do t’i lë të pakënaqur lojtarët tjerë

KushtrimGuraj

Ronaldo përjashton mundësinë që të bëhet trajner pas pensionimit nga futbolli

KushtrimGuraj

Real Madridi pas talentit holandez, Kees Smit në radar

Valjeta Turkaj