Telenews

AGK dënon sulmin e Shefit të stafit të Kurtit: E rrezikshme, thirrje e hapur për linçim të gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka dënuar sulmin e shefit të stafit të kryeministrit Kurti, Luan Dalipi ndaj mediave.
Z.Dalipi, ashtu si “Zotëriu i Parë” z.Prindon Sadriu që i kishte cilësuar mediat si ‘ndërmarrje kriminale’, i lidh mediat me ‘biznese kriminale’.
Ky është postimi i plotë i AGK-së:
AGK-ja dënon sulmin e shefit të stafit të kryeministrit, Luan Dalipi ndaj medieve
Shefi i Stafit të kryeministrit Kurti, Luan Dalipi, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, sot ka sulmuar në mënyrë të paprecedent mediet në Kosovë, duke i lidhur ato me “biznese kriminale”, dhe duke u bërë thirrje atyre që ai i ndanë në “qytetarë të dinjitetshëm”, t’i bojkotojnë ato.
AGK-ja konsideron se thirrja e tillë publike e njeriut më të afërt të kryeministrit Kurti në qeveri është shumë e rrezikshme, dhe thirrje e hapur për linçim.
Gjuha e zotit Dalipi është në vazhdimësi të sulmeve të individëve të shumicës parlamentare në Kosovë, që rrezikon direkt sigurinë e gazetarëve dhe rëndon klimën e të bërit  gazetari në vend.

Të ngajshme

Aktakuza ndaj Radojçiqit dhe të tjerëve përmendet në Raportin e DASH-it

Donat Hashani

Vizita te varri i babait, Lushtaku: Me grushtin lart, Thaçi tregoi forcën dhe unitetin që na bashkon

Donat Hashani

Prishtina shtron iftar në katedrale

Donat Hashani