Gazeta Sinjali kishte raportuar më herët për një aksident trafiku që ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë.
Sipas informacioneve të siguruara fillimisht, në aksident ishin përfshirë dy automjete, ndërsa si pasojë disa persona kishin nevojë për ndihmë mjekësore.
“Sot rreth orës 07:30, në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, deklaroi Ahmeti.

