Telenews

Aksidenti i pazakontë në Gjilan, vetura kalon rrethojat dhe përfundon në parkingun e qendrës tregtare

Një vetaksident ka ndodhur sot në Gjilan, ku sipas policisë vozitësja e veturës ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Vetura në fjalë ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës, derisa policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe po merret me shkaqet të cilat quan deri tek ky aksident.
“Po është e vërtet ka ndodhë një vetaksident ku një veturë në lëvizje e ka humbë kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge, ku vozitësja ka pësu lëndime të lehta dhe janë shkaktu dëme materiale. Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po i heton rrethanat se si ka ardhë deri te aksidenti”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Të ngajshme

Incidenti me dokumentin e huasë 302 milionë dollarë, sekretariati i etikës përjashton Shehajn 60 ditë nga kuvendi

Yllka Gashi

Arrestohen dy persona në Zubin-Potok, dyshohet se gjatë luftës kanë vrarë 23 civilë shqiptarë

Yllka Gashi

Alarmante, mbi 100 aksidente rrugore gjatë 24-orëve të fundit

Yllka Gashi