Al-Nassr i ka rezervuar testet mjekësore për Cristiano Ronaldon, sipas një raporti, në një zhvillim të ri që lidhet me kalimin e tij të mundshëm në klubin e Arabisë Saudite.
37-vjeçari u largua nga Manchester United muajin e kaluar me ‘marrëveshje reciproke’, duke i dhënë fund periudhës së tij të dytë në “Old Trafford”.
Ronaldo iu bashkua Unitedit nga Juventusi në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës 2021, duke shënuar 26 gola në të gjitha garat sezonin e kaluar.
Ky sezon, megjithatë, ka qenë më pak i suksesshëm për portugezin, i cili shënoi tre gola në 16 paraqitje para largimit të tij nga Djajtë e Kuq.
Ai u vendos gjithashtu në bankën rezervw për ndeshjen e 1-16 së finales të Kupës së Botës kundër Zvicrës dhe e mbylli turneun me një gol në pesë paraqitje.
Ndërsa turneu ishte në vazhdim, CBS Sports raportoi se Ronaldos i ishte ofruar një kontratë me vlerë 75 milionë dollarë në vit për të luajtur për Al-Nassr deri në të 40-at.
Sulmuesi, duke folur më 7 dhjetor, mohoi raportimet se ai do t’i bashkohej klubit të Arabisë Saudite. Por një raport i ri sugjeron se një marrëveshje tani mund të përparojë.
CBS Sports tani pretendon se, sipas një burimi të klubit, Al-Nassr ka planifikuar testet mjekësore për Ronaldon përpara një lëvizjeje të mundshme.
Sipas burimit, Ronaldos dhe familjes së tij kuptohet se i është ofruar strehim nga klubi, të cilët janë të prirur për të nënshkruar një marrëveshje për një nga sulmuesit më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

