Telenews

Alarm i rrejshëm për bombë në Aeroportin e Prishtinës

Sot gjatë ditës është raportuar se në Aeroportin e Prishtinës është dyshuar për një kërcënim me bombë.
Por pas veprimeve hetimore ka dal se alarmi për bombë ka rezultuar të jetë i rrejshëm.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Aeroporti.
“Ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës. Kjo ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rrejshëm”, thuhet në njoftimin e aeroportit.
“ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procedohen si zakonisht”, thuhet tutje në njoftim.
 

Të ngajshme

“Muji dhe Halili” së shpejti në ekranet shqiptare, në kast Capital T dhe Adrola Dushi

Rrezarta Ramaj

PDK me mesazh para seancës për Specialen: Për UÇK-në! Për çlirimtarët! Për drejtësinë!

Rrezarta Ramaj

Tension i madh Irlandë-Izrael, përsëritet gjesti i pazakontë para ndeshjes

Rrezarta Ramaj