Telenews

Albian Hajdari prezantohet te Kosova: Kosova është e vogël për botën, por për mua është krejt bota

Albian Hajdari është prurja më e re te Kombëtarja e Kosovës, duke lënë Zvicrën dhe duke zgjedhur Dardanët.

Qendërmbrojtësi kosovar, në një video mesazh të publikuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, ka treguar se vendimin për të lënë Zvicrën dhe për t’iu bashkuar Dardanëve e ka marrë vetëm për Kosovën.

22-vjeçari që luan te skuadra gjermane Hoffenheim ka thënë se Kosova është e vogël për botën, por për të është sa krejt bota.

“Unë jam Albian Hajdari, lojtari më i ri i Kosovës. Unë e kam marrë vendimin për Kosovën, se Kosova është e vogël për botën, por për mua është krejt bota. Forca Kosova”, ka thënë Hajdari.

Hajdari pritet që në dy ndeshjet e tetorit ndaj Sllovenisë dhe Suedisë të bëjë debutimin e tij me Kosovën.

Të ngajshme

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj

Messi: Dua të kujtohem si sportist që luftoi gjithmonë për ëndrrat e tij –

KushtrimGuraj

Harry Kane prin në votimin për Topin e Artë, lë pas Lamine Yamalin dhe Mbappén –

KushtrimGuraj