Telenews

Albright: Mezi pres të punoj me të gjithë ju për një të ardhme të ndritshme

Shefja ekzekutive e Sfidave të Mijëvjeçarit, MCC, Alice Albright, ka folur përpara nënshkrimit të marrëveshjes 22 milionëshe mes Kosovës dhe ShBA-së.

Albright tha se komponenti kryesor i investimit është ruajtja e baterive në shkallë të gjerë.

“Ai do të rrisë fleksibilitetin në rrjetin e vendit, do të zvogëlojë koston e sigurimit të energjisë elektrike adekuate dhe duke e bërë këtë, do të ndihmojë në mbështetjen e sigurisë energjetike të Kosovës”, është shprehur Albright, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ajo përmendi edhe problemet me energjinë elektrike, me të cilat Kosova është duke u përballur vitet e fundit.

“Furnizimi aktualisht jo i besueshëm me energji elektrike dhe kërkesa për energji në Kosovë ka tejkaluar shumë furnizimin, ky është një problem që pritet të përkeqësohet. Katër nga dhjetë familje në Kosovë aktualisht përjetojnë një formë të varfërisë energjetike”, është shprehur Albright, njofton Klankosova.tv.

Në fund, ajo tha se mezi pret të punojë me të gjithë, për të ndërtuar një të ardhme të ndritshme dhe më të qëndrueshme për popullin e Kosovës.

Kujtojmë se Alice Albright është vajza e ish-Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright

Të ngajshme

Si natyra përmirëson shëndetin me vetëm pak minuta ekspozim

Blearta

Vaksina kundër fruthit nuk shkakton autizëm, komplikimet nga kjo sëmundje mund të jenë serioze

Blearta

Vjosa Osmani vet e 20-ta në listën e LDK-së, aprovohet nga Këshilli

Blearta