Telenews

Algjeriani me fanellën e UÇK-së udhëtoi 400 kilometra për ta mbështetur Kosovën dhe Shqipërinë

Algjeriani Houssem Tujamo ka udhëtuar rreth 400 kilometra nga kryeqyteti Algiers për në Oran, për të përkrahur ekipin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë gjatë Lojërave Mesdhetare Oran 2022.

Zyrtari për media te Komiteti Olimpik i Kosovës, Kushtrim Krasniqi, ka thënë se ai prej vitesh posedon një fanellë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilën e ka bërë vetë për shkak të historisë dhe veçanërisht heroit legjendar Adem Jashari.

Derisa shtoi se ka edhe fanella të tjera kuqezi, kurse llogaria e tij në Instagram është e mbushur me foto që simbolizojnë dashurinë e tij për shqiptarët

Në shenjë falënderimi, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, i dhuroi fanellën e ekipit të Kosovës.

Teksa dëshira e Houssem është që një ditë ta vizitojë Kosovës ose Shqipërinë.

Të ngajshme

Valon Murseli vlerësohet si asambleisti me performancën më të lartë në Kuvendin Komunal të Fushë-Kosovës

Rrezarta Ramaj

Detaje të reja rreth vrasjes në Gjilan/ Burri dyshohet se vrau gruan, mikun dhe plagosi tre të tjerë

Rrezarta Ramaj

Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për transportimin e mbi 6 kilogramëve marihuanë

Rrezarta Ramaj