Ambasadori i Kosovës, Martin Berishaj, ka mohuar akuzat për përfshirje në skandalin financiar që u zbulua në Slloveni, ku mediat sllovene raportuan se ai i ka ka bartur para kesh rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi tek politikani slloven.
Ai ka paralajmëruar padi ndaj portalit që ka publikuar skandalin.
”Politikanët kundërshtarë në slloveni po e fyejnë njëri tjetrin: ‘ti e ke mik ambasadorin e kosovës në kroaci’, ‘jo, ti e ke mik sepse ti ke fotografi me të. DORËHEQJA NUK MJAFTON!”, shkruan Gashi.
Për skandalin e dyshuar të ambasadorit kosovar, ka reaguar edhe analisti Bleron Baraliu.
Baraliu ka pyetur ka pyetur nëse paratë e kompanisë serbe, GEN, me të cilën dyshohet se bashkëpunoi Berishaj, ka financuar fushatën e VV-së.
”Për se nuk po përgjigjet në akuza ende Martin Berishaj?! Unë them para se me kryqëzu një njeri për krime të supozuara, në minimum duhet të presim për të dëgjuar rrëfimin e tij/saj. Por më shqetëson fakti që MB po hesht! Çka më shqetëson edhe më frikshëm është pyetja se, vallë, a ekziston rreziku se MB ka dhuruar nga këto para serbe për fushatën e VVsë?! MB ka qenë kaherë mik i ngushtë i Kurtit dhe VV-së, nëse hesht Martini, nuk e di pse po hesht edhe Albini?!”, pyet Baraliu.
Ndryshe, mediat sllovene e kanë zbuluar një skandal të madh financiar, ku është i përfshirë Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë. Në këtë aferë, ku dyshohet për shpëlarje parash, duket që është përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, që mediat sllovene tregojnë që i ka bartur në para kesh rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi për tek politikani slloven. Televizioni slloven, në kronikën e transmetuar dje, tregonte se në xhirollogarinë MB Consulting, e regjistruar në Mal të Zi, nga një kompani serbe, janë derdhur në baza të rregullta prej 5 mijë deri në 50 mijë euro, për çdo muaj. Pronari i vetëm i kompanisë MP Consulting, në bazë të dokumentacionit zyrtar, është Martin Berishaj.
Televizioni slloven ka raportuar se një pjesë e dokumentacionit të siguruar tregon se ngjarja në fjalë është shtrirë në vitet 2019 dhe 2020.
“Pagesat janë kryer nga dega për Serbi e GEN (kompani energjetike) te kompania private MB Consulting në Mal të Zi, me të cilën kompani GEN ka marrëveshje për këshillime. Janë realizuar pagesa mujore prej 5 deri në 55 mijë euro në muaj, ose gjithsej mbi gjysmë milioni euro”, raporton media sllovene.