Telenews

Anëtarësimi në KiE, Rohde: Kosova të marrë vendime të guximshme, agjenda mund të ndryshojë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se agjenda e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës mund të ndryshohet edhe në minutën e fundit.

Përmes një postimi në platformën X, Rohde e ka shtyrë Kosovën që të marrë një vendim “të guximshëm” për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës (KiE).

“Agjenda për takimin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës mund të ndryshohet minutën e fundit. Por, sa më shpejt që Kosova merr një vendim të guximshëm, aq më realiste është të arrish 2/3 e shumicës për t’iu bashkuar Këshillit të Evropës”, ka shkruar Rohde.

Gjatë kësaj periudhe, është raportuar se Gjermania, Franca dhe Italia po kushtëzojnë votat pro Kosovës për në Këshill të Evropës (KiE) me hapa konkretë në drejtim të themelimit të Asociacionit.


source

Të ngajshme

BE-ja diskuton për mbështetjen e Kinës për Rusinë, përfshirë dërgesat e mundshme të armëve

KushtrimGuraj

Çitaku: BE dhe ShBA kanë një shkallë të lartë mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti

KushtrimGuraj

Joseph: Drama në Ballkan përmbyllet me anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në NATO

KushtrimGuraj