Një person është arrestuar në Malishevë, pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 12 gusht 2026, rreth orës 00:20.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që nën ndikim të alkoolit ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë detyrës. Dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

