Telenews

Një tjetër qytetar i Kosovës ndalohet në Serbi

Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se një tjetër qytetar i Kosovës është ndaluar nga autoritetet serbe gjatë kalimit të kufirit Serbi–Kroaci.

Sipas Kocit, bëhet fjalë për Dugagjin Maxhunin, nga Beci i Gjakovës, i lindur më 10 maj 1979.

Koci ka bërë të ditur se Maxhuni fillimisht është ndaluar për verifikim, ndërsa pas disa orësh familja e tij është njoftuar se ai është transferuar në Beograd dhe se procedurat ndaj tij janë duke vazhduar.

Avokati ka theksuar se për momentin nuk janë të qarta rrethanat dhe baza juridike e ndalimit, duke shtuar se është duke i verifikuar informacionet dhe po e përcjell nga afër rastin.

“Ndërkohë që politika jonë merret me fajësime e përplasje të pafundme, Serbia po vazhdon me arrestimin e qytetarëve tanë”, ka shkruar Koci.

Ai ka bërë thirrje që institucionet të kujdesen për qytetarët e Kosovës dhe ka paralajmëruar se do ta njoftojë opinionin për çdo zhvillim të ri lidhur me rastin.

Të ngajshme

Tahiri kërkesë për takim Avni Deharit lidhur me përgatitjen dhe koordinimin e seancës së radhës

Yllka Gashi

Ekuadori sekuestron 469 kilogramë kokainë, paketimet mbanin imazhin e futbollistit Erling Haaland

Yllka Gashi

Sekuestrohen dhjetëra mjete të mprehta, “boksa” metalikë dhe shufra në Pejë

Yllka Gashi