Telenews

Apple konfirmon se dërgesat e iPhone do të vonohen për shkak të kufizimeve COVID-19

apple-konfirmon-se-dergesat-e-iphone-do-te-vonohen-per-shkak-te-kufizimeve-covid-19

Të dielën, në ueb-faqen e tyre, Apple lëshoi një deklaratë zyrtare në lidhje me kufizimet e vazhdueshme për COVID-19 që po bëhen në Zhengzhou, Kinë – vendi i fabrikës kryesore të Foxconn për montimin e serisë iPhone 14 Pro.

Kjo deklaratë, konfirmon se linja e montimit momentalisht po funksionon me kapacitet të reduktuar ndjeshëm, e që do të thotë se do të ketë dërgesa më të pakta, dhe se do të ketë kohë më të gjatë të pritjes për klientët që kanë bërë porositë e tyre, raporton GSM Arena.

Apple confirms shipment delays for iPhone 14 Pro and Pro Max

Deklarata e lëshuar nga Apple përmend vetëm dy iPhone-të e modelit Pro si të prekur nga ky problem, dhe se nuk specifikon se sa është zvogëluar kapaciteti i prodhimit për modelet iPhone 14 dhe iPhone 14 Plus.

Kjo shënon herën e parë që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë COVID-19 që Apple ka lëshuar një deklaratë zyrtare për shtyp në lidhje me kapacitetet e prodhimit të iPhone.

Të ngajshme

Probleme me ChatGPT, Gemini dhe Grok, përdoruesit raportojnë vështirësi në funksionim –

KushtrimGuraj

Nju Jorku i thotë “STOP” AI-së: Një vit pa inteligjencë artificiale në shkolla

Yllka Gashi

Apple ndryshon emrin e Liqenit Ontario në “Lake America” pas urdhrit të Trump

Yllka Gashi