Telenews

Arian Mavriqi shpërblehet me dhuratë për promovimin e botës së egër në Kosovë

Fotografi i njohur kosovar, Arian Mavriqi së fundmi ka pranuar një dhuratë shumë domethënëse.

Pas eksplorimit të botës shtazore në Kosovë dhe pasqyrimit tek opinioni kosovar, Mavriqi është shpërblyer nga Korporata Rugove me dhurimin e një veture për terrene të vështira, “Ford Ranger”, transmeton Telenews.al

Njoftimin për pranimin e kësaj dhurate e ka bërë vetë fotografi Mavriqi, që ka falenderuar tej mase kompaninë në fjalë për këtë dhuratë.

”Të dashtun, kam kënaqësinë të ju njoftoj që kjo Makinë “Ford Ranger” më është dhuruar Donacion nga “Korporata Rugove” të cilët dua ti falenderoj për këtë dhuratë, sepse do lehtëson shumë punën time për promovimin dhe dokumentimin e Botës së Egër. Njerëzit si ju u shtofshin dhe mbi të gjitha Zoti ju shpërbleftë”, shkruan njoftimi i Mavriqit. /Telenews.al/

Të ngajshme

Ferizaj: Katër shoferë dënohen se vozitën të dehur – dy të tjerë se tejkaluan shpejtësinë

KushtrimGuraj

Nga aksidenti në aksident: Pse rrugët e Kosovës po kthehen në skena tragjedish?

KushtrimGuraj

Digjet një automjet “pick-up” në rrugën Suharekë–Prishtinë

KushtrimGuraj