Telenews

Prenga ishte afër fitores – para humbjes, e rrëzoi dy herë Joshuan

Kristian Prenga ishte vetëm disa minuta larg një prej befasive më të mëdha në historinë e peshave të rënda, pasi arriti ta rrëzojë dy herë Anthony Joshua-n në raundin e parë të përballjes në Jeddah të Arabisë Saudite.

Boksieri shqiptar e nisi meçin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke e tronditur ish-kampionin e botës vetëm pas 20 sekondash me një goditje të fuqishme “uppercut”, që e dërgoi Joshua-n në tapet. Pak më vonë, Prenga e rrëzoi sërish britanikun, duke e vendosur atë përballë një humbjeje të papritur.

Megjithatë, Joshua u rikthye në raundin e dytë dhe me përvojën e tij arriti ta përmbysë situatën. Britaniku goditi fuqishëm me të djathtën, duke e rrëzuar Prengën dhe duke detyruar gjyqtarin ta ndërpresë duelin.

Për shqiptarin 35-vjeçar, kjo ishte humbja e dytë në karrierën profesionale, por para saj ai la një përshtypje të madhe duke e vënë në vështirësi një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror.

Të ngajshme

Certifikata e Covid-it, mjekja e Xhakës del kundër kapitenit: E kam vaksinuar vetë –

KushtrimGuraj

Mbappe nën presion, fushata për “Topin e Artë” mund t’i kushtojë –

KushtrimGuraj

Chelsea interesohet për talentin e Milanit –

KushtrimGuraj