Telenews

Irani dhe Omani shënojnë përparim në bisedimet për kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit

Irani ka njoftuar se ka bërë përparim në bisedimet me Omanin lidhur me mekanizmat për garantimin e kalimit të sigurt të anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei, tha se disa raunde bisedimesh janë zhvilluar të premten dhe të shtunën në Teheran, mes zëvendësministrave të jashtëm të dy vendeve.

Sipas tij, palët kanë shkëmbyer qëndrime për parimet e përbashkëta dhe procedurat operacionale që do të mundësonin lundrim të sigurt në këtë kalim strategjik.

Baqaei i cilësoi diskutimet si produktive dhe tha se gjatë tyre është shënuar përparim.

Ai theksoi gjithashtu se, deri më tani, nuk ka pasur ndryshime në trafikun detar përmes Ngushticës së Hormuzit.

Ky kalim ujor konsiderohet një nga rrugët më të rëndësishme në botë për transportin e naftës dhe gazit.

Të ngajshme

Trump: Irani po tregohet më serioz në negociata, por SHBA-ja mbetet gati për veprim

Yllka Gashi

Zjarret në Spanjë dhe Francë, evakuohen 270 mijë persona

Yllka Gashi

Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër

Yllka Gashi