Telenews

Arrestohet shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet në Arllat

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00 në lagjen e Bujupëve në fshatin Arllat të komunës së Drenasit, ku një veturë ka goditur për vdekje një këmbësor. 19-vjeçari, Eduard Bujupi, u dërgua me urgjencë në spital, por nuk arriti që t’i përballojë plagët e marra, raporton Telenews.al.

Ndërkohë shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin ishte larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke mos u ndalur fare.

Sipas njoftimit për Policisë, pas veprimeve hetimore është arritur që i dyshuari të identifikohet dhe i njëjti është arrestuar.

“Lidhur me rastin nga Njësiti i hetimeve të Trafikut Rajonal të Prishtinës, është identifikuar ngasësi i automjetit, që ka qenë i përfshirë në aksident.  Menjëherë nga hetuesit është siguruar prezenca e personit të dyshuar,  i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Telenews.al do të iu mbajë të informuar.

Të ngajshme

Haziri: Kanë mbetur edhe tetë orë, kanë mundësi të reflektojnë

Rrezarta Ramaj

Kurti për dhunën ndaj protestuesve: Disa raste janë dërguar në Inspektoratin Policor

Rrezarta Ramaj

Përvoja e klientit në Kosovë: mes teknologjisë, AI-së dhe kontaktit njerëzor

Rrezarta Ramaj