Telenews

Arrihet pajtimi në BE për ndalim të importit të naftës ruse

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian ranë dakord të hënën vonë të ndalojnë dy të tretat e importeve të naftës ruse, si pjesë e një marrëveshjeje kompromisi për të rritur trysninë ndaj Rusisë, duke marrë parasysh efektet ekonomike në disa vende të bllokut që varen më shumë nga furnizimet ruse të naftës.
Embargoja përfshinë naftën ruse të transportuar nga deti, ndërsa përjashton naftën e importuar përmes tubacioneve.
Hungaria, një vend pa dalje në det, që siguron mbi 60 për qind të naftës dhe 85 për qind të gazit të saj natyror nga Rusia, kishte kërcënuar se do të kundërshtonte kufizimet në importet e naftës, një veprim që do të kishte dëmtuar përpjekjet që kërkojnë konsensusin e të gjitha vendeve anëtarëve të BE-së.
Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha se pret që ambasadorët e BE-së të miratojnë zyrtarisht embargon të mërkurën që është pjesë e një pakete më të gjerë sanksionesh.
Udhëheqësit ukrainas kanë kërkuar prej kohësh ndalimin e importeve të naftës ruse për t’i hequr Rusisë të ardhurat me të cilat ajo financon luftën në Ukrainë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy përsëriti thirrjen e tij të hënën në një fjalim drejtuar Këshillit Evropian.
Me zotimet nga vende të tilla si Gjermania për të hequr gradualisht importet e tyre të naftës ruse, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, tha se marrëveshja “do të shkurtojë në mënyrë efektive rreth 90 për qind të importeve të naftës nga Rusia në Bashkimin Evropian deri në fund të vitit”.

Pjesë të paketës së sanksioneve përfshijnë ngrirjen e pasurive dhe ndalimin e udhëtimit për individë, përjashtimin e bankës më të madhe të Rusisë, Sberbank, nga sistemi global i transfereve financiare SWIFT. BE-ja do t’u ndalojë gjithashtu tre transmetuesve shtetërorë rusë shpërndarjen e përmbajtjes së tyre në vendet e BE-së.
Udhëheqësit e BE-së ranë dakord gjithashtu t’i japin Ukrainës 9.7 miliardë dollarë ndihmë për ekonominë e vendit dhe përpjekjet për rindërtim./voa

Të ngajshme

Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje

Yllka Gashi

Taulant Seferi përfshihet në formacionin e javës në Turqi

Yllka Gashi

Thaçi do të qëndrojë në paraburgim deri në aktgjykim, gjykatësi jep urdhër të mos dërgohen më komente për rishikimin e radhës

Yllka Gashi