Telenews

Arta Nitaj reagon ndaj banorëve që nominuan Kejvina Kthjellën në Big Brother VIP Albania: Menjëherë filluan me ta pas frikën, kështu e bëjmë ne zemër

Modelja e famshme shqiptare e njohur për fizikun e saj joshëse, Kejvina Kthella po nis një kapitull të ri në ekran.

Nga mbrëmë (e shtunë) modelja është bërë pjesë e Big Brother VIP Albania 2 megjithatë hyrja e saj shkaktoi zhurmë dhe ajo u përball menjëherë me një sfidë nga “Vëllai i Madh”.

Pas hyrjes banorëve iu kërkua që të eleminonin njëri-tjetrin dhe ai që nominohet më së shumti u tha se do të dërgohej menjëherë në një televotim dhe se publiku do të zgjidhnin nëse në shtëpinë e famshme duhet të qëndronte personi i nominuar apo të hynin dy ish-konkurrentet e “Përputhe” Efi dhe Mikela që garojnë si një person i vetëm.

Ajo që u nominua më së shumti nga banorët ishte Kejvina, mirëpo më vonë prezantuesja e spektaklit, Arbana Osmani njoftoi se ky ishte thjesht një provokim dhe se të tria vajzat janë tashmë pjesë e BB VIP Albania 2.

E gjithë kjo situata ka bërë që përmes Instagramit të vijë edhe një reagim nga mikesha e Kejvinës, Arta Nitaj përveç që i ka uruar suksese u shpreh se menjëherë filluan të kenë frikë nga modelja.

Të ngajshme

Familja e Tupac pas vendimit: Pritëm 30 vjet

Yllka Gashi

Aktorja hollivudiane Gal Gadot: Të qenit nënë e katër vajzave është superfuqia ime –

KushtrimGuraj

Dafina zbulon detajin që po i shton dyshimet për martesën e Kidës: “Nusja jonë e bukur!”

Rrezarta Ramaj