Telenews

Asllani vazhdon kontratën me Interin

Mesfushori i Shqipërisë, Kristjan Asllani, e ka rinovuar kontratën me skuadrën e Interit. Ai do të jetë pjesë e klubit italian deri në verën e vitit 2028. Kështu ka njoftuar të hënën Interi në faqen zyrtare.

“Interi njofton për vazhdimin e kontratës me futbollistin Kristjan Asllani. Mesfushori 22-vjeçar do të mbetet lojtar i Interit deri më 30 qershor të vitit 2028”, ka shkruar klubi i madh italian.

22-vjeçari luan për Interin nga vera e vitit 2022. Fillimisht ishte i huazuar nga Empoli, ku edhe u zhvillua si futbollist.

Asllani është prej futbollistëve më të rëndësishëm të Shqipërisë.  Po të hënën ka pasur raportime se për Asllanin është duke u interesuar PSG-ja.

Të ngajshme

Nga 1 nëntori fillon kontrolli për bizneset online

Rrezarta Ramaj

Presidentja Shiroka-Pula shkon te frizerka, shoqërohet nga deputetja e PDK-së

Rrezarta Ramaj

“A je rahat pa mu”, kënga e Shpat Kasapit që sot i përlot të gjithë, Selvija e mbajti për muaj të tërë në heshtje

Rrezarta Ramaj