Telenews

ASOCIACIONI I KOMUNAVE PARALAJMËRON PADI NDAJ MASHTI-T DHE MSH-SË

Sipas tyre, Kontratat Kolektive për arsim dhe shëndetësi janë nënshkruar pa mbulueshmëri financiare, e si të tilla duhet të mbulohen nga niveli qendror sepse, siç thonë AAK-ja, ata janë nënshkrues të kontratave e jo komunat.
Sipas AKK-së, komunat edhe pse nuk janë nënshkruese të Kontratave Kolektive po obligohen të mbulojnë shpenzimet dhe borxhet nga nënshkrimi i kontratave.
“Komunat nuk janë kundër Kontratave Kolektive por mbulueshmëria financiare dhe borxhet që burojnë nga këto kontrata duhet të mbulohen nga niveli qendror sepse ato janë nënshkruese të këtyre kontratave e jo Komunat. Pra, Komunat edhe pse nuk janë nënshkruese të Kontratave Kolektive po obligohen të mbulojne shpenzimet dhe borxhet nga nënshkrimi i këtyre Kontratave duke i’u krijuar komunave shpenzime te mëdha të procedurave gjyqësore/përmbarimore. Keto kontrata kanë dëmtuar jashtëzakonisht shumë buxhetin e Komunave e të cilat kanë ndikuar edhe në mos realizimin e shumë projekteve kapitale e të cilat projekte ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarit”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

KOMUNAT PO SHQYRTOJNË MUNDËSINË QË TË PADISIN MASHTI dhe MSH
Komunat janë duke e shqyrtuar mundësinë që të padisin Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit (MASHTI) dhe Ministrinë e Shëndetësisë (MSH) si ministri nënshkruese të Kontratave Kolektive, pra Kontratat Kolektive për Arsim dhe Shëndetësi, sepse këto kontrata janë nënshkruar pa mbulueshmëri financiare.
Komunat nuk janë kundër Kontratave Kolektive por mbulueshmëria financiare dhe borxhet që burojnë nga këto kontrata duhet të mbulohen nga niveli qendror sepse ato janë nënshkruese të këtyre kontratave e jo Komunat.
Pra, Komunat edhe pse nuk janë nënshkruese të Kontratave Kolektive po obligohen të mbulojne shpenzimet dhe borxhet nga nënshkrimi i këtyre Kontratave duke i’u krijuar komunave shpenzime te mëdha të procedurave gjyqësore/përmbarimore.
Keto kontrata kanë dëmtuar jashtëzakonisht shumë buxhetin e Komunave e të cilat kanë ndikuar edhe në mos realizimin e shumë projekteve kapitale e të cilat projekte ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarit.
Duke marrë parasysh se në takimin dy-ditor të Komisionit të Granteve ku janë përcaktuar grantet qeveritare për financimin e komunave për vitin 2023 dhe orientimet për vitet 2024-2025 nuk është pa që Qeveria ka ndonjë vullnet për zgjidhje të kësaj çeshtje.
Në këtë drejtim po mendohet nga Komunat të e shfrytëzohet mundësia e ngritjes së një padie të përbashkët për Ministritë nënshkruese të kontratave kolektive e që janë MASHTI dhe MSH.
Në këtë takim të Komisionit të Granteve ka qenë prezent edhe Ministri i Ministrisë së Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, i cili me votën e tij ka dalë kundër kërkesave të Komunave që borxhet dhe obligimet financiere për zbatimin e Kontratave Kolektive të mbulohen nga niveli qendror.
Ministri Kransiqi në takimin e mëhershëm të përbashkët me Kryetarët e Komunave ishte zotuar që do të angazhohet në zgjidhjen e këtij problemi mirëpo në Komisionin e Granteve ai ka votuar Pro vendimit të Qeverisë që të vazhdohet më masat e njëjta edhe në të ardhmen.

Të ngajshme

Basha: Më shumë kanë pas armatim e plumba komandantat nëpër oda se ushtria në kazerma

Hafize Elshani

“Bizneset para mbylljes”, Murati: Qarkullimi ka shënuar rritje në janar e shkurt, çdo pretendim tjetër qëllimkeq

Hafize Elshani

Kroacia nis procedurat për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës

Hafize Elshani