Telenews

ATK me aksion ndaj 18 bizneseve për mbledhjen e borxheve

Përmes njoftimit, ATK ka bërë të ditur se gjatë këtij aksioni janë mbledhur rreth 820 mijë e 101 euro.
Ndërkaq, borxhin e mbetur bizneset do ta paguajnë me këste.
“Administratës Tatimore të Kosovës-Departamenti për Mbledhjen e Borxheve, gjatë ditës së sotme ka ndërmarr aksion tek 18 subjekte afariste me borxhe tatimore në vlerë prej 1.6 milion euro, ku përmes proceduarave të konfiskimit ka inkasuar borxhe tatimore në vlerë rreth 820,101 euro, ndërsa pjesa tjetër e borxhit do të paguhet me këste. Ky aksion ka rezultuar pas zbatimit të të gjitha proceduarave paraprake për mbledhjen e borxhit dhe thirrjes së vazhdueshme të këtyre tatimpaguesve që t’i kryejnë me kohë obligimet tatimore”, thuhet ndër tjerash në njoftim.
Tutje, Administrata bëri të ditur se aksione të ngjashme do të ketë edhe ditëve në vazhdim te të gjithë tatimpaguesit që nuk i kryejnë detyrat ligjore.

Të ngajshme

Vargjet e Edona Llalloshit për Albin Kurtin në Zvicër, Vlora Çitaku: Përtej marrëzisë, e rrezikshme

Valjeta Turkaj

Një i plagosur në Pejë, policia jep detaje

Valjeta Turkaj

Vetëplagoset me armë zjarri një 50-vjeçar në Lipjan

Valjeta Turkaj