Telenews

ATK për dy muaj mbledh miliona euro

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se në periudhën dy mujore janar-shkurt kanë arritur t’i mbledhin 184.3 milionë euro.

Në njoftimin e ATK-së thuhet se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janë 7.2 për qind më shumë, apo 12.3 milionë euro.

“Viti i kaluar ishte një vit i jashtëzakonshëm për ATK-në, në aspektin e realizimit të objektivave, por edhe i vlerësimeve nga institucionet ndërkombëtare. Në vitin 2024 janë mbledhur të hyra rekorde, duke tejkaluar parashikimet dhe duke konfirmuar angazhimin e menaxhmentit dhe stafit të ATK-së për një sistem tatimor efikas, të drejtë dhe transparent”.

“ATK në muajt në vijim sigurisht që do të vazhdoj me intensifikimin e angazhimit për të lehtësuar përmbushjen vullnetare të tatimeve, për të rritur mbikëqyrjen dhe për të përmirësuar mekanizmat e institucionit. Do të vazhdohet gjithashtu me implementimin e projekteve dhe reformave të reja, që synojnë rritjen e disiplinës tatimore dhe përmirësimin e ambientit të të bërit biznes”, theksohet në komunikatën për media të ATK-së

Të ngajshme

E rëndë: Një 49-vjeçar gjendet pa shenja jete në Bilinicë të Gjilanit

Valjeta Turkaj

Ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Mustafa: Mendoj se duhet të lirohen

Valjeta Turkaj

Trumpi planifikon takimin e parë të “Bordit të Paqes” për Gazën më 19 shkurt

Valjeta Turkaj