Telenews

Avokati i Thaçit akuzon rëndë ZPS-së në Hagë: Po merr materiale nga shërbimi i fshehtë serb

Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Keohe ka thënë sot se Zyra e Prokurorit të Specializuar në Gjykatën Speciale në Hagë ka bashkëpunuar me shërbimin e fshehtë të Serbisë për të marrë materiale lidhur me të akuzuarit në Hagë.

Keohe deklaroi se këto materiale nuk kanë arritur deri në aktakuzë.
“ZPS-ja po ka të bëjë me shërbimin e fshehtë serbë nga i cili ka marrë shumë materiale, ka dëgjuar dhe ka marr shumë akuza që sigurisht që nuk e gjetën rrugën deri në aktakuzë, që bashkëpunojnë me Rusinë, siç po ndodh në Ukrainë por kjo është një gjë tjetër. Siç thashë po merr prova materiale nga serbët që padyshim do ta cenojnë kredibilitetin e ZPS-së”, tha ai sot në konferencën për ecurinë e çështjes në rastin Thaçi dhe të tjerët.
 

Të ngajshme

Osmani: Kosova nuk do të lejojë që krimet të harrohet e gjenocidi të mohohet

Valjeta Turkaj

FSK trajnon ushtarët me aftësi mjekësore për fushëbetejë

Valjeta Turkaj

50 vjet ASHAK, Begaj: Lavdi brezave që e ndërtuan – nder brezave që e mbrojtën

Erzana Fazliu