Telenews

Basha i VV-së, Jasharajt: E ke kthyer dinjitetin në 100 euro, bërtas se ti s’kupton ndryshe

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka debatuar ashpër në korridor me kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.

Pasi Jasharaj e lëshoi raportimit në Komisionin për Arsim, ishte Basha ai i cili me zë të lartë i thoshte Jasharajt se “dinjitetin e ke kthyer në para, se i do 100 euro”.

“A ke punuar para luftës pa para, tash për 50 euro po i mban fëmijët peng a?”, është shprehur Basha drejtuar Jasharajt.

Ndërsa, në lidhje me tonin e zërit, Jasharaj i tha Bashës se “çka po bërtet”, teksa Basha ia ktheu se “po bërtas se ti nuk kupton ndryshe”.

Kurse, diskutimi me tone të larta mori fund kur Jasharaj i tha Bashës se “deputetët si puna jote e kanë sjellur kuvendin në këtë gjendje”.

Të ngajshme

Nga 1 nëntori fillon kontrolli për bizneset online

Rrezarta Ramaj

Presidentja Shiroka-Pula shkon te frizerka, shoqërohet nga deputetja e PDK-së

Rrezarta Ramaj

“A je rahat pa mu”, kënga e Shpat Kasapit që sot i përlot të gjithë, Selvija e mbajti për muaj të tërë në heshtje

Rrezarta Ramaj