Telenews

BASKETBOLL / PRISHTINA ELIMINOHET NGA GARA E LIGËS BALLKANIKE

Sigal Prishtina është eliminuar nga garat e sivjetme në Ligën Ballkanike të basketbollit.
Kryeqytetasit e Kosovës humbën duelin e dytë të serisë ndaj Balkan Botevgradit me shifrat e thella 82-63.
Christian Jones ishte enigmë e pazgjidhur për Prishtinën sonte, duke realizuar 27 pikë për fitoren e Ballkanit, derisa u ndihmua edhe nga Derrick Marks me 14 pikë dhe Ahmaad Rorie me 12 e Nikolay Grozev me 11 sosh.
Te Prishtina sonte me lojë të mirë u dalluan, Meriton Ismaili me 16 pikë e Dachon Burke me 10 sosh.
Me këtë humbje, Prishtina e mbylli stinorin e sivjetm në Ligën Ballkanike në çerekfinale dhe s’mundi ta arrijë ”Final Four”-in që ishte qëllim madhor i klubit. /AsistiOnline.com/

Të ngajshme

“Nuk më mposhti me grushte, më kapi bërrylin”, Nelson Hysa tregon çfarë ndodhi në ring ndaj Kabayelit –

KushtrimGuraj

Nelson Hysa dorëzon meçin ndaj Agit Kabayel

Rrezarta Ramaj

Situata e Zhegrovës te Juventusi, raporti me Spallettin dhe interesimi i Monacos, detaje

KushtrimGuraj
Lajmet po ngarkohen…