Telenews

Basketboll / Trepça sonte luan në grupet e stinorit të rregullt në garën e njohur evropiane

Kampionia aktuale e Kosovës në basketboll, Trepça sot e nis ciklin e fazës grupore në garën evropiane FIBA Europe Cup.

Ekipi mitrovicas është mysafir i skuadrës së njohur franceze JDA Dijon.

Kjo ndeshje nis nga ora 20:00 dhe transmetohet direkt në Artsport1 dhe YouTube.

Trepça sivjet ka luajtur edhe në kualifikime të Ligës së Kampionëve, por u eliminua në ciklin e dytë të turneut kualifikues.

Dijoni në stinorin e sivjetm ka 3 fitore e 1 humbje në të gjitha garat, derisa Trepça ka 6 fitore e 3 humbje.

Të ngajshme

Renditja historike e Kosovës

Valjeta Turkaj

​Neymar operohet me sukses, shpresa për Botërorin mbetet gjallë

Valjeta Turkaj

Goditje e rëndë për Liverpoolin, frikë për lëndim serioz të Alexander Isak

KushtrimGuraj