Telenews

Basketboll / Vendosen dy lokacionet e mbajtjes së Superkupave të Kosovës

Superkupa e Kosovës te meshkujt do të mbahet në Suharekë.

Kështu ka njoftuar sot faqja zyrtare e FBK-së, që ka publikuar vendimin e bordit të saj.

”Pas shqyrtimit të ofertave të dorëzuara për organizimin e Superkupës së Kosovës për edicionin 2023, Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka marrë vendimet në vijim:
1. U miratua oferta e KB Golden Eagle Ylli për organizimin e Superkupës së Kosovës në konkurrencën e Meshkujve në datat 13-17 Shtator 2023. Njëherësh Bordi i FBK-së udhëzon KB Golden Eagle Yllin të fillojë me përgatitjet e nevojshme konform Udhëzuesit për Organizimin e Superkupës së Kosovës dhe akteve tjera normative.
Siç ka mësuar AsistiOnline.com, Federata e Basketbollit të Kosovës ishte e interesuar që këtë ngjarje ta organizojë në Prizren, porse nuk kishte pasur interesim nga KB Bashkimi.
Derisa, bordi i FBK-së ka vendosur poashtu që Superkupa e femrave të mbahet në Prizren.
2. U miratua oferta e KBF Bashkimi për organizimin e Superkupës së Kosovës në konkurrencën e Femrave, organizim ky në bashkëpunim me FBK-në.
Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij.
Në emër të Bordit të FBK-së,
Arben FETAHU

 

Të ngajshme

Chelsea merr lajmin e keq për Joao Pedron, sulmuesi do të mungojë për disa javë –

KushtrimGuraj

Fenerbahce reagon ashpër pas derbit: Sulmet ndaj lojtarëve tanë janë të papranueshme!

Rrezarta Ramaj

Yjet e futbollit dhe partneret e tyre mahnitin me paraqitjet në tapetin e kuq të “Topit të Artë”

Rrezarta Ramaj