Telenews

BASKETBOLLI I KOSOVËS / TREPÇA E DEKLASON DRITËN NË DITËLINDJEN E TORCIDËS

Trepça ka shënuar fitore ndaj Dritës me rezultat bindës 107:47 (34:10, 20:12, 27:15, 26:10), në xhiron e 24-t të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.
Vendasit nga fillimi ishin më të mirë dhe që në çerekun e parë krijuan epërsi prej dhjetë pikësh, 16:6, e më pas e thelluan edhe më shumë, ku këtë pjesë e fituan 34:10. Me lojë të mirë vazhduan edhe në periudhën e dytë, duke e thelluar edhe më shumë epërsinë, ku pjesa e parë përfundon 54:22.
Mitrovicasit vazhduan me lojë të mirë edhe në pjesën e dytë, ndërsa gjilanasit nuk kishin fuqi përballë tyre, ndërsa rezultati përfundimtar ishte 107:47, ku filloi edhe festa e ‘Torcidës’, që festoi 38 vjetorin e themelimit në një atmosferë fantastike.
Trepça ka 17 fitore e shtatë humbje, kurse gjilanasit 24 humbje, në po aq ndeshje të zhvilluara.

Të ngajshme

“Para syve të gjithë botës, të gatshëm e krenarë” – Albin Kurti fjalë të mëdha për ekipin olimpik të Kosovës

Donat Hashani

Kosova dhe Shqipëria takohen sot kundër njëra tjetrës në këtë Evropian

Donat Hashani

Distria Krasniqi e nis e para aventurën e xhudistëve nga Kosova në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

Erzana Fazliu