Telenews

Baton Haxhiu për Sali Berishën: S’ka sensorë për t’i thënë vetes mjaft

Gazetari Baton Haxhiu ka treguar në emisionin Pressing në T7 se çfarë pret nga lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në prag të zgjedhjeve lokale në Shqipëri.

Haxhiu thotë se Berisha ka bërë gabim që e ka shfrytëzuar shpalljen non grata nga SHBA-ja si betejë politike.

“Sali Berisha kur ka hy në foltore nuk ka besuar as vet se do ta ketë suksesin e rikthimit historik si lider i PD-së. Fakti që ai e ka arrit këtë qëllim, është se mungesën e dinjitetit të shpalljes non-grata ta kthej në betejë politike, është gabim”, ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë se Sali Berisha e rrezikon edhe shëndetin e tij.

“Sali Berisha nuk ka sensorë të mjaftueshëm që t’i thotë vetes mjaft. Ai rrezikon edhe fizikisht veten kështu në këtë moshë. Adrenalina e madhe për të rrëzuar Edi Ramën e rrezikon edhe atë”, shtoi ai.

Të ngajshme

Platforma “Liria ka Emër”: Nuk ndalemi deri në liri për çlirimtarët

Rrezarta Ramaj

Gold AG në Grida Duma Podcast: Mu mor fryma, gati pësova infarkt kur u dënua UÇK!

Rrezarta Ramaj

Prishtina kryeson, Malisheva ndjek nga pas – rezultatet dhe tabela pas javës së 7-të

Rrezarta Ramaj