Telenews

Begaj, Clintonit: Shqipëria ju është përjetë mirënjohëse për gjithçka që keni bërë për Kosovën

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, po e zhvillon vizitën e tij të parë në Shqipëri.

E mirëseardhje i dëshiroi presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, përmes një postimi në Facebook.

Begaj i tha Clintonit se “Shqipëria dhe shqiptarët ju janë përjetë mirënjohës për gjithçka që keni bërë për kombin tonë e në veçanti për Kosovën”.

“Vendimmarrja dhe lidershipi juaj në ditët më vendimtare për të ardhmen e Kosovës ju kanë vendosur në piedestalin e miqve tanë më të shtrenjtë. Ju faleminderit nga zemra!”, tha Begaj.

Presidenti nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e pritjes së ish-presidentin amerikan Bill Clinton e cila do të zhvillohet në orën 19:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë në Tiranë.

Burime të “Euronews Albania” kanë bërë me dije se ai do të mungojë në ceremoni për arsye shëndetësore.

Ish-presidenti i ShBA-së Bill Clinton ka mbërritur më herët në aeroportin e Rinasit, ku u prit nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Clintoni me një ceremoni shtetërore do të nderohet me çmimin “Ylli i Mirënjohjes për Arritjet Publike”.

Të ngajshme

Zbulohet zyrtarisht data e nisjes së “BBVK-së”-5

Rrezarta Ramaj

Për herë të parë, FSK-ja merr pjesë në trajnimin ushtarak për liderë të rinj në Kroaci

Rrezarta Ramaj

Putin: Bisedimet duhet të garantojnë sigurinë për Rusinë, Ukrainën dhe gjithë Evropën

Rrezarta Ramaj