Telenews

Behrami: Kryeministri ynë po mendon që është komandant i KFOR-it, le t’i tregojë dikush

 

 

Analisti Artan Behrami ka komentuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës në të cilën temë qendrore ishte sulmi i Iranit ndaj Izraelit.

Sipas Behramit, kryeministri Albin Kurti në këtë situatë ka folur si të ishte komandant i KFOR-it

“E njëjta ndodhi tash me Iranin ku e mbledhi Keshillin e Sigurisë edhe kryeministri spo flet më si kryeministër, unë spo di kur i lexova përmbajtjen e komunikatës mendova që është KFOR-i, ai po mendon që është komandant i KFOR-it, është mirë mi tregu dikush që ti je kryeministër i Kosovës. Për KFOR dhe NATO është tjetër kush përgjegjës. Ne nuk jemi lojtarë gjeopolitik, Kosova është një shtet që ka vetëm një fuqi, ka aleatë. As s’kem armatim e ushtri si Izraeli, as nuk kemi infrastrukturë dhe kerkush nuk kërkon nga ne”, tha ai në Pressing, transmeton Express.

source

Të ngajshme

European Pravda: Serbët e veriut janë rob i propagandës pro-serbe dhe pro-ruse

Kryetari i Zveçanit Ilir Peci vendoset në objektin e komunës

Betohen dhjetë vullnetarët e rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë