Telenews

Berat Gjimshiti me mesazh për tifozët dhe lojtarët e rinj të kombëtares

Berat Gjimshiti është shprehur falënderues për tifozët dhe të gjithë ata që i mbështetën në Euro 2024.

Kapiteni i kuqezinjve shtoi më tej se ata zhvilluan paraqitje të mira, por që ishin në një grup të vështirë.

”E filloj nga ekip, stafi, të gjithë që kanë qenë të pranishëm. Jam i lumtur për të gjithë ekipin për performancat që kemi treguar në fushë, jo shumë për ndeshjen e parë, ku u emocionuam”, deklaroi Gjimshiti pas ndeshjes për SuperSport.

“Falënderoj gjithë tifozët që na kanë përkrahur dhe mbështetur kaq shumë në çdo ndeshje”.

“Gjëja më e rëndësishme është të shohim përpara. Patëm një grup ndër më të vështirët. Treguam ndeshje të mira”.

“Kemi bërë gabime, por është një eksperiencë e madhe për ne. Për të gjithë që bënë Evropianin e parë, siç jam edhe unë”.

“Të rinjtë do të mësojnë dhe do të përmirësohen shumë”, shtoi më tej qendërmbrojtësi kuqezi.

Të ngajshme

Thirrjet nacionaliste të tij, UEFA bën të ditur se ka filluar hetimet ndaj futbollistit spanjoll

Donat Hashani

Vlera e Yamal në treg merr një rritje ‘astronomike’ pas përfundimit të Euro 2024

KushtrimGuraj

Milani bën goditjen e madhe, nënshkruan me lojtarin e fituesit të Euro 2024

Donat Hashani