Telenews

Bilsimi: Më 17 shtator takimi i radhës në Bruksel, mediat serbe po rrejnë që kemi refuzuar takimin trepalësh

Besnik Bislimi, kryenegociatori kosovar në dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel, ka konfirmuar se një takim është caktuar mes dy delegacioneve për të martën e ardhshme.

 

Mediat në Serbi gjatë ditës raportuan për këtë takim, por akuzuan palën kosovare se ka refuzuar takimin trepalësh.

Megjithatë, Bislimi thotë se kjo informatë “është rrenë”, pasi, sipas tij, Kosova ka pranuar takimin trepalësh më 17 shtator, sipas agjendës së caktuar nga ndërmjetësi.

“Për bisedimet e ardhshme të procesit të dialogut në Bruksel të vendosura për 17 shtator, Kosova ka pranuar një takim trepalësh sipas agjendës së caktuar nga ndërmjetësi. Fatkeqësisht, Serbia e refuzoi një takim të tillë duke u përpjekur të imponojë pika të rendit të ditës kryesisht për konsum politik të brendshëm”, ka thënë Bislimi në X.

Të ngajshme

Nga 1 nëntori fillon kontrolli për bizneset online

Rrezarta Ramaj

Presidentja Shiroka-Pula shkon te frizerka, shoqërohet nga deputetja e PDK-së

Rrezarta Ramaj

“A je rahat pa mu”, kënga e Shpat Kasapit që sot i përlot të gjithë, Selvija e mbajti për muaj të tërë në heshtje

Rrezarta Ramaj