Telenews

Bislimi: Pushteti i kaluar takimet me ambasadorin amerikan i mbante në Dragodan, ne në Presidencë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka folur për takimin me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, në orët e vona të datës 31 korrik, një ditë para implementimit të vendimit për reciprocitet me dokumente karshi Serbisë.

Bislimi tha se fakti që Hovenier erdhi për takim në Qeveri, e jo që liderët kosovarë të shkojnë tek ai, tregon diçka.

“Tash po thonë se po inskenojmë drama të natës. Nuk është kështu. Ambasadori erdhi tek. Nëse doni akuzoni atë”, tha ai në RTK.

“Pushteti i kaluar takimet me ambasadorin amerikan i mbante në Dragodan, ne në Presidencë”, shtoi ai.

Të ngajshme

Hashim Thaçit i lexohet të parit verdikti i nesërm

Yllka Gashi

Kurti pranoi një letër urimi për mandatin e ri qeverisës nga kryeministri i Shqipërisë, Rama

Yllka Gashi

Rreth 1.000 pacientë me sulm në tru trajtohen çdo vit në QKUK

Yllka Gashi